Franca mund të përballet me valën e dytë të coronavirusit gjatë stinës së vjeshtës - Bota Sot
Franca mund të përballet me valën e dytë të coronavirusit gjatë stinës së vjeshtës

Evropë

Franca mund të përballet me valën e dytë të coronavirusit gjatë stinës së vjeshtës

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:59
Foto Ilustrim

Vala e dytë e epidemisë së coronavirusit ka shumë gjasa të godasë Francën në vjeshtë ose edhe në dimër, paralajmëroi të martën ekipi shkencor i qeverisë.

Njoftimi i ekspertëve vjen derisa një numër i madhe i qyteteve franceze implementuan urdhrin për vendosjen e maskës në zona të hapura.

Sipas medieve të huaja,që kur vendet evropiane hoqën masat kufizuese, ato u përballën me rritje të rasteve nga coronavirusi.

“Situata nuk është e qëndrueshme në vend, në çdo kohë ajo mund të përkeqësohet sikurse në Spanjë”, tha komiteti shkencor francez.

“Ka shumë gjasa që të përballemi me valën e dytë të epidemisë gjatë stinës së vjeshtës ose edhe në dimër”, shpjeguan ekspertët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat