Bie ndjeshëm numri i rasteve ditore të koronavirusit në Gjermani

Evropë

Bie ndjeshëm numri i rasteve ditore të koronavirusit në Gjermani

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 08:35

Gjermania i ka shënuar 741 raste të reja të koronavirusit për 24 orë, rreth 140 më pak se një ditë më parë, kur u regjistruan 879 të infektuar.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 212,022 persona, shkruan “The Guardian”.

Ndërkohë shifra e përgjithshme e viktimave është 9,168, kurse 194,600 njerëz tashmë janë shëruar nga sëmundja e re.

Megjithatë, shteti është duke rrezikuar që ta çojë dëm suksesin e arritur deri më tani në menaxhimin e pandemisë për shkak se njerëzit nuk po e respektojnë distancën sociale, sipas Susanne Johna, kryetare e shoqatës së mjekëve në Gjermani.

Ajo tha për një gazetë gjermane se vendi tashmë ndodhet në valën e dytë të infeksioneve, duke bërë thirrje për respektim të distancës dhe masave higjienike si dhe përdorim të maskave, pavarësisht dëshirës së madhe për t’u rikthyer në normalitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat