​Franca me numrin më të madh të rasteve të reja ditore që nga maji

Evropë

​Franca me numrin më të madh të rasteve të reja ditore që nga maji

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:31
Ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 1.695 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Francë, më shumë që nga 30 maji, kur ai numër ishte 1.828.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin korona tani është 194.029, raporton Reuters.

Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ra me katër sot, pasi u rrit për dy ditë me radhë.

Tani ka 384 persona në njësi të kujdesit intensiv në spitalet në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat