Shokuese/ Paketon burrin e vdekur në valixhe, ndalohet gruaja në Aerportin e Mynihut

Evropë

Shokuese/ Paketon burrin e vdekur në valixhe, ndalohet gruaja në Aerportin e Mynihut

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:25
Gruaja 74-vjeçare nga Armenia po udhëtonte me vajzën e saj 52-vjeçare nga Greqia në Jernvan me një ndalesë tranzit në Mynih.

Një grua dhe vajza e saj janë ndaluar në Aeroportin e Mynihut pasi disa oficerë gjetën një burrë të vdekur në valixhen e tyre.

Gruaja 74-vjeçare nga Armenia po udhëtonte me vajzën e saj 52-vjeçare nga Greqia në Jernvan me një ndalesë tranzit në Mynih.

Gjatë ndalimit, zyrtarët gjermanë të doganave zbuluan një kuti të pazakontë prej druri në një prej çantave, e cila rezultoi të përmbante një skelet njeriu.

Gruaja e moshuar shpjegoi se burr ii saj u varros në vitin 2008, pranë shtëpisë së çiftit në Selanik të Greqisë dhe tani po kërkonte të riatdhesonte kockat e tij për t’u varrosur në Armeni në vendin e tij të lindjes.

Sipas raportimeve, zyrtarët gjermanë arritën në përfundimin që nuk kishin të bënin me një krim, dhe u lejuan që të vazhdojnë udhëtimin e tyre.

Megjithatë nuk është ende e qartë se pse gruaja privy 12 vite për të riatdhesuar trupin e burrit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat