Bosnje dhe Hercegovinë, nëntë të vdekur dhe 286 raste të reja me COVID-19

Evropë

Bosnje dhe Hercegovinë, nëntë të vdekur dhe 286 raste të reja me COVID-19

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Në Bosnje dhe Hercegovinë, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 282 raste të reja me coronavirusit dhe nëntë persona kanë vdekur.

Nga gjithsej 286 raste të reja me COVID-19, 198 janë në Federatën e Bosnjës dhe 84 në Republikën Serbe.

Nëntë njerëz vdiqën – pesë në Federatën e Bosnjës dhe katër të tjerë në Republikën Serbe.

Në 24 orët e kaluara, 759 mostra u testuan në federatën boshnjake dhe 292 në Republikën Serbe.

Në Bosnje janë konfirmuar deri më tani 8.026 raste dhe 190 pacientë kanë vdekur. Deri më tani, 5,429 raste të coronavirusit janë konfirmuar në Republikën Serbe dhe 191 njerëz kanë vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat