Vaksina ruse kundër coronavirusit do të regjistrohet më 12 gusht: Kush do ta marrë atë së pari?

Evropë

Vaksina ruse kundër coronavirusit do të regjistrohet më 12 gusht: Kush do ta marrë atë së pari?

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:03
Foto Ilustrim

Vaksina ruse kundër COVID-19 e bërë nga qendra “Gamaleya”, do të regjistrohet më 12 gusht të këtij viti.

Të parët që do ta marrin do të jenë punëtorët mjekësorë dhe banorët e moshuar të vendit, tha sot zv.ministri i Shëndetësisë i Rusisë, Oleg Gridnev.

“Faza e fundit, e tretë e testimit është duke u zhvilluar. Testimi i vaksinës është shumë e rëndësishme. Ne duhet të kuptojmë se vaksina duhet të jetë e sigurt. Punëtorët e mjekësisë dhe të moshuarit do të vaksinohen së pari”, tha Gridnev.

Ai shtoi se do të jetë e mundur të vlerësohet efektiviteti i vaksinës, kur imuniteti formohet në popullatë, raporton thebusinesstoday.

Më herët, Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, njoftoi se vaksinimi masiv kundër coronavirusit në Rusi është planifikuar për muajin tetor.

Testimet klinike të vaksinës të zhvilluara nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, “Gamaleya”, filluan në Universitetin Sechenov më 18 qershor gjersa 38 vullnetarë morën pjesë në testim, të gjithë ata fituan imunitet ndaj virusit coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat