Bergamo shërohet nga koronavirusi, nga 26 mijë testime serologjike, vetëm 15 të prekur

Evropë

Bergamo shërohet nga koronavirusi, nga 26 mijë testime serologjike, vetëm 15 të prekur

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:17
Bergamo

Bergamo, qyteti i “karvanëve me arkivolë” , ku dhjetëra viktima nga koronavirus shoqëroheshin me automjetet ushtarake në kërkim të një varreze për t’u prehur, sot shfaqet si qyteti më i shëruar italian nga pandemia. 

Qyteti i Bergamos në Itali i cili për javë të tëra ishte një nga vatrat më të mëdha të Covid 19 me numrin më të lartë të viktimave e të të infektuarve në të gjithë rajonin e Lombardisë e në nivel kombëtar është shndërruar në qytetin më të kontrolluar nga virusi.

Në këtë fazë të tretë të bashkëjetesës me Covid 19, qyteti i Bergamos shfaqet si territori më i shëruar nga pandemia.

Lajmin e kanë përcjellë autoritetet shëndetësor lokale pas analizës së testeve serologjike në territor.

Ndër rreth 26 mijë testimeve të tilla të kryera tek personat në moshën nga 18 vjeç e sipër , shifër kjo e barabartë me 25% të numrit të popullsisë së rritur të këtij qyteti, ka rezultuar se sot vetëm 15 prej tyre janë pozitiv me Covid 19.

Nga analizimi i rezultatit të testimeve është zbardhur gjithashtu se 6036 persona kanë antikorpe të virusit e që dëshmon se e kanë kaluar gjatë javëve të mëparshme.

Kryetari i Bashkisë së Bergamos Giorgio Gori e ka komentuar këtë studim ” si një rezultat kuptimplotë që lehtëson të gjithë e që shtyn të thuash se sot Bergamo është një qytet i sigurt nga pandemia.”

Në kulmin e pandemisë , në mars të 2020 në komunën  e Bergamos niveli i vdekjeve u rrit me 568% më shumë në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë kohore të pesëvjeçarit 2015-2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat