Shkon në 5 numri i viktimave nga moti i keq në Greqi - Bota Sot
Shkon në 5 numri i viktimave nga moti i keq në Greqi

Evropë

Shkon në 5 numri i viktimave nga moti i keq në Greqi

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:18
Greqi

Çaste tragjike po përjetojnë banorët e krahinës se Evias, pas valës se motit të keq te quajtur “Thaleia” e cila po godet Greqinë ditët e fundit.

Si pasojë e përmbytjeve te shkaktuara, te paktën tre te moshuar 75, 85 dhe 86 vjeç , një 39 vjecar dhe nje foshnje 8 muajshe kane humbur jetën. Gjithashtu raportohen edhe dy te humbur.

Grupet e shpëtimit qe kanë shkuar ne zonë për te ndihmuar banorët raportojnë për katastrofë biblike. Deri ne mesditën e se dielës janë regjistruar mbi 3000 shtëpi te përmbytura dhe po evakuohen me ndihmën e helikopterit dhjetëra banorë qe ndodhen te izoluar ne tarracat e shtëpive, te rrethuara nga uji qe ka përmbytur çdo gjë.

Ne operacionin e shpëtimit qe ende vazhdon për banorët e tjerë ne disa fshatra dhe komuna te zonës se Evias dhe Halkidhes marrin pjesë 83 zjarrfikës me 31 mjete, tre barka dhe nje helikopter Super Puma.

Kryeministri grek po ndjek me vëmendje situatën dhe informohet për operacionin e grupeve te shpëtimit dhe evakuimin e banorëve.

Sipas raportimeve nga zona një pjesë e madhe e rrugëve dytësore janë te përmbytura, ndërsa ne disa komuna është ndërprerë energjia elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat