Bullgaria arreston një person që dyshohet se sulmoi një gazetare të REL-it - Bota Sot
Bullgaria arreston një person që dyshohet se sulmoi një gazetare të REL-it

Evropë

Bullgaria arreston një person që dyshohet se sulmoi një gazetare të REL-it

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:14
Gazetarja e REL-it, Polina Paunova.

Në burrë, që ishte filmuar duke sulmuar një korrespondente të Radios Evropa e Lirë, gjatë një tubimi të partisë në pushtet në Bullgari, GERB, është arrestuar dhe po akuzohet për huliganizëm.

Në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Prokurorisë në Sofje, thuhet se një burrë 20-vjeçar është arrestuar dhe po akuzohet se ka marrë telefonin e gazetares së REL-it, Polina Paunova dhe e kishte hedhur atë.

Autoritetet thanë se i arrestuari e ka pranuar fajin dhe po bashkëpunon me policinë.

Një 22-vjeçar tjetër, që ishte prezent gjatë kësaj ngjarjeje po ashtu është ndaluar nga policia, por më pas është liruar. Policia bullgare po ashtu ka marrë në pyetje edhe një 66-vjeçar që në incizime shihet duke e sharë gazetaren Paunova.

Incidenti ka ndodhur në tubimin e mbajtur më 5 gusht të partisë GERB, ku kishte marrë pjesë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borisov, i cili po përballet me thirrjet e protestuesve për të dhënë dorëheqje ai dhe qeveria e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat