E tmerrshme: Nëna vret binjaket 4 vjeçare dhe veten

Evropë

E tmerrshme: Nëna vret binjaket 4 vjeçare dhe veten

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Punëtorët e alarmuar të shpëtimit kanë mundur të përcaktonin vetëm vdekjen e gjermanes 30-vjeçare dhe dy vajzave të saj 4-vjeçare

Të hënën në mëngjes, në një makinë të parkuar në Uitikon  (ZH) janë gjetur tre trupa të pajetë.

Sipas Policisë së Kantonit të Cyrihut, të vdekurit janë një grua dhe dy fëmijët e saj, shkruan sda.ch.

Një kalimtar ka gjetur kufomat në orën 7:30 të mëngjesit në një pyll.

Punëtorët e alarmuar të shpëtimit kanë mundur të përcaktonin vetëm vdekjen e gjermanes 30-vjeçare dhe dy vajzave të saj 4-vjeçare.

Sipas të dhënave të disponueshme, mund të supozohet se nëna, e cila jeton në Gjermani, ka hyrë në Zvicër me fëmijët e saj të dielën. Pastaj ajo ka vrarë binjaket e saj dhe veten atje, shkruan policia e kantonit.

Makina thuhet se është gjetur në një pyll afër kompleksit sportiv Allmend, ku është kufiri i qytetit të Cyrihut.

Rrethanat e sakta dhe motivi që kanë çuar në këtë akt janë ende duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat