Dhuna në natën e zgjedhjeve, shpërthejnë protestat në Bjellorusi

Evropë

Dhuna në natën e zgjedhjeve, shpërthejnë protestat në Bjellorusi

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:30
Bjellorusi

Imazhe me njerëz të lënduar rëndë dhe policët që rrihnin protestuesit dhe i shpërndanin ata me ujë dhe plumba qorr u shfaqën nëpër medie.

Protestuesit nuk ishin aspak të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që tregonin Aleksandër Lukashenkon, diktatorin e fundit në Evropë, si fitues me 82%.

Protestat shpërthyen në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, dhe shumë qytete tjera.

Svetlana Tikhanovsyaka, kandidatja e opozitës, doli në medie dhe tha se nuk po mund të u besonte syve kur pa rezultatin preliminar.

“Shikoni turmat”, tha ajo.

BE ka thirrur mbledhje emergjente ku do të diskutojë për situatën në Bjellorusi dhe procesin e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat