Një fëmijë i infektuar me Covid-19 tenton të bëjë vetëvrasje

Evropë

Një fëmijë i infektuar me Covid-19 tenton të bëjë vetëvrasje

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:45
Ilustrim

Një fëmijë, në Sarajevë i infektuar me koronavirus raportohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Mediat atje, raportojnë se i mituri kishte qenë i shtruar në repartin e izolimit të Klinikës Pediatrike të Qendrës Mjekësore Universitare në Sarajevë.

Ai u përpoq të vriste veten duke pirë acid, derisa paraprakisht ishte konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Në mjekimin e fëmijës është i përfshirë edhe një psikiatër.

Gjendja shëndetësore e fëmijës aktualisht raportohet se është e mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat