Instituti gjerman: Ja kur do të mund ta kemi të gatshme vaksinën anti-COVID - Bota Sot
Instituti gjerman: Ja kur do të mund ta kemi të gatshme vaksinën anti-COVID

Evropë

Instituti gjerman: Ja kur do të mund ta kemi të gatshme vaksinën anti-COVID

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:51
Gjermani

Instituti kryesor i Gjermanisë për sëmundje ngjitëse ka thënë se vaksina e parë kundër COVID-19 do të jetë e gatshme në vjeshtë, por paralajmëroi se mund të zgjasë më shumë vënia nën kontroll e pandemisë.

“Rezultatet preliminare kanë treguar mundësinë se një ose më shumë vaksina mund të jenë të gatshme në vjeshtën e 2020-ës”, ka thënë përmes një komunikate Instituti “Robert Koch”, të mërkurën, shkruan Reuters.

“Do të ishte e rrezikshme që në këtë pikë të besojmë se vaksina në vjeshtë do të mund ta kontrollonte pandeminë”, thuhet tutje nga ky institut.

Instituti po ashtu ka thënë se ndikimi i një vaksine varet edhe nga mutacionet e virusit.

Të martën, Rusia u bë shteti i parë në botë që ka aprovuar një vaksinë kundër COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat