​Treni bie në greminë, viktima në Skoci

Evropë

​Treni bie në greminë, viktima në Skoci

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:28
Skoci

Moti i keq dhe përmbytjet rezultat i shirave mund të jenë shkaku i tragjedisë së sotme në Skoci, ku një tren pasagjeresh ka dalë nga shinat dhe ka përfunduar në greminë.

Treni që sipas autoriteteve ishte i përbërë nga një lokomotivë dhe katër vagonë, mësohet të jetë nisur rreth orës 6.30 të mëngjesit nga Aberdeen në drejtim të Glasgow.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar dhe jo shumë e populluar, sipas ekspertëve shkaku është rrëshqitja e terrenit nga përmbytjet dhe shiu i furishëm i ditëve të fundit në atë vend.

Bilanci paraprak flet për të paktën tri viktima, në 12 persona në total që ishin prezent në tren, ndërkohë që ende kërkohet një person tjetër që nuk është gjetur.

Kryeministrja Nikola Sturgeon e cilësoi aksidentin si shumë të rëndë, ndërkohë që dhjetëra ambulanca ende punojnë në mbështetje të operacioneve të shpëtimit.

Kjo është hera e parë në 12 vjet që trenat britanikë kanë pasur probleme vdekjeprurëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat