Bjellorusia i dorëzon Rusisë mercenarët e kapur në Minsk - Bota Sot
Bjellorusia i dorëzon Rusisë mercenarët e kapur në Minsk

Evropë

Bjellorusia i dorëzon Rusisë mercenarët e kapur në Minsk

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:30
Më herët edhe Ukraina kishte dërguar një kërkesë ekstradimi për të kapurit me argumentimin se kishin marrë pjesë gjithashtu në konfliktin e Donbas.

Mercenarët e kompanisë private ushtarake ruse Wagner Group do t’i dorëzohen së shpejti Moskës, njoftonin mediat e të dyja vendeve.

Agjencia Interfax tha se ushtarakët e akuzuar fillimisht për nxitje trazirash gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale “do t’i dorëzohen Rusisë për hetime të mëtejshme, mundësisht brenda kësaj jave.”

Më herët edhe Ukraina kishte dërguar një kërkesë ekstradimi për të kapurit me argumentimin se kishin marrë pjesë gjithashtu në konfliktin e Donbas.

Ushtarakët ishin akuzuar fillimisht se kishin ardhur në vend për “destabilizimin e situatës gjatë fushatës elektorale” dhe kishin qëndruar në një rezort pranë kryeqyteti Minsk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat