Britania konfirmon 9 vdekje të tjera nga COVID-19

Evropë

Britania konfirmon 9 vdekje të tjera nga COVID-19

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:10
Britani

Nëntë viktimat nga COVID-19 janë konfirmuar sot në Angli dhe Irlandë Veriore, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 41.347.

Skocia dhe Uellsi nuk kanë shënuar vdekje në totalin e tyre dhe një përmbledhje e plotë e shifrave zyrtare duke përfshirë banorët e shtëpive të përkujdesjes, do të njoftohet më vonë, raporton Dailymial.

Një azhurnim zyrtar mbi shkallën R të virusit tregon se mbetet i qëndrueshëm në mes 0.8 dhe 1.0 për Mbretërinë e Bashkuar dhe Anglinë në përgjithësi, por Lindja dhe Jugut është rajoni i vetëm ku zyrtarët kanë besim se norma është më e ulët se 1.0.

Sipas Grupit Këshillues Shkencor për Emergjencat (SAGE), përhapja po zvogëlohet dhe se rastet e koronavirusit po bien nga një deri në katër përqind në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat