COVID-19/ Rritet sërish numri i infeksioneve në Itali

Evropë

COVID-19/ Rritet sërish numri i infeksioneve në Itali

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:47
Itali

Rritja e numrit të të prekurve nga COVID -19 në Itali është tashmë e pandalshme, pasi sot autoritetet kanë regjistruar 574 raste, ndërkohë që dje ishin 523.

Veneto është rajoni më i goditur, me 127 raste, më pas Lombardia.

Ndërkohë që ka raste të reja në të gjitha rajonet, përveç atyre më të vogla, Valle D’Aosta dhe Molise.  

Ndërkohë, viktimat janë tre, një përgjysmim nga dita e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat