Burgoset përjetë vrasësi xheloz i pesë familjarëve të ish-të dashurës në Austri

Evropë

Burgoset përjetë vrasësi xheloz i pesë familjarëve të ish-të dashurës në Austri

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:40
Andreas E

Një 26-vjeçar i identifikuar vetëm si Andreas E është dënuar sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e 19-vjeçares Nadine Hinterholzer, të dashurit të saj, dy prindërve dhe vëllait të saj

Ish i dashuri i refuzuar prej vajzës, e vrau atë në gjumë dhe më pas mizorisht eliminoi të gjithë familjarët që ishin me të, teksa qëndronin në shtëpinë e tyre në rezortin dimëror të skive në Kitzbuehel, tetorin e kaluar në Austri.

Kësaj jave gjykata austriake vendosi që Andreas të kalojë jetën prapa hekurave për vrasjen e 19-vjeçares, të dashurit të saj 24-vjeçar, lojtar profesionist hokeji Florian Janny, nënës së saj 51-vjeçare Andrea, babait 59-vjecar Rupert, dhe vëllait të saj 25-vjeçar, Kevin.

Gjykatësi tha se akti kishte një “natyrë veçanërisht dashakeqe dhe gjakftohtë” duke theksuar se Nadine dhe Florian u qëlluan për vdekje teksa flinin.
Andreas kishte pranuar aktet dhe tha se ishte penduar dhe se nuk flinte dot prej krimit të dhunshëm.

Mediat austriake thonin se Andreas kishte hasur ish-të dashurën e tij me të dashurin e ri në një bar, dhe i kishte ndjekur drejt banesës.

Raportimet thonë se ai ishte konfrontuar me Nadine dhe babanë e saj në Kitzbuehel para se të kthehej në shtëpinë e tij për të marrë armën e të vëllait. Mengjesin e 6 tetorit ai gjakftohtësisht eliminoi të gjithë familjen.

Lajmi i tetorit të shkuar shokoi të gjithë Evropën. Babai i Nadine, Rupert ishte qëlluar për vdekje sapo kishte hapur derën e jashtme, më pas Andreas vrau nënën e Nadine, Andrea, e më pas vëllanë e saj Kevin.

Më pas ai shkoi në ballkon ku po flinin Nadine e Florian, dhe i vrau pa paralajmërim.

Pas katit ai shkoi në stacionin e policisë dhe tha: “Kam vrarë pesë njerëz”.

Mediat thanë se Andreas tha në gjyq: “Gjithçka më kthehet në vizione natën, askush nuk meriton të vritet.”

Homazhe të gjera u bënë vitin e shkuar për Florian i cili njihej në botën e sportit, më skuadrën e hokejit EHC Black Wings në Linz.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat