15 vjeçarja vdes nga rryma elektrike pas lëshimit të celularit në vaskë

Evropë

15 vjeçarja vdes nga rryma elektrike pas lëshimit të celularit në vaskë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 21:02
Viktima e identifikuar vetëm si Anna

Një vajzë adoleshente ka vdekur pasi u godit nga rryma elektrike në vaskë, teksa policia beson se shkaku ishte celulari i saj që po karikohej.

Viktima e identifikuar vetëm si Anna K, kishte rreth një orë që kishte hyrë në vaskë, kur fqinjët raportuan një rrjedhje uji nga tavani.

Njerku i vajzës theu derën e banjës për të hyrë dhe e gjeti 15-vjeçaren të pajetë, raportonin mediat në Moskë.
Celulari i saj që po karikohej u gjet në vaskën e mbushur.

Familjarët thanë se një lavatriçe rrobash kishte shkaktuar edhe më parë rrymë elektrike në banjë, dhe në kohën e incidentin ishte duke punuar.
Mjekët në skenën e ngjarjes thanë se vajza kishte vdekur nga shoku elektrik.

Nëna dhe gjyshja e vajzës ishin gjithashtu në apartament në kohën e tragjedisë.

Vdekja e Anna vjen në një kohë paralajmërimesh të shumta në Rusi për rrezikun e shokut elektrik nga përdorimi i celularëve në banjë, pas një serie rastesh të ngjashme.

Gjatë viteve të fundit një numër i konsiderueshëm adoleshentësh e të rinjsh kanë humbur jetën nga rryma elektrike.

Liliya Novikova, një lojtare e njohur pokeri vdiq vitin e kaluar pas një goditje të rëndë elektrike në banjën e saj.

26-vjeçarja e shkëlqyer në matematikë, ishte vetëm në shtëpi kur vdiq.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat