Ndalohen tubimet me më shumë se 10 personave në Francë

Evropë

Ndalohen tubimet me më shumë se 10 personave në Francë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 22:10
Francë

Grumbullimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara në Paris, nëse nuk garantohen gjestet mbrojtëse, njoftoi sot Prefektura e Policisë.

“Vënia e detyrueshme e një maskë mbrojtëse, tashmë në fuqi në disa rajone në kryeqytet, nga e shtuna ora 20:00 do të shtrihet edhe në një pjesë të Champs-Elysées dhe në zonën e muzeut të Luvrit në veçanti”, sipas të njëjtit burim.

“Nëse situata epidemiologjike do të përkeqësohet përsëri, vënia e një maskë mund të bëhet e detyrueshme në të gjithë kryeqytetin”, vazhdoi policia.

Kryeministri Jean Castex u bëri thirrje të martën francezëve që të tregohen të përgjegjshëm, për të shmangur rifillimin e epidemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat