Po humbin privilegjet e të jetuarit në Londër: Pandemia ka përshpejtuar braktisjen e kryeqytetit britanik

Evropë

Po humbin privilegjet e të jetuarit në Londër: Pandemia ka përshpejtuar braktisjen e kryeqytetit britanik

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:11
Lokalet dhe restorantet e Londrës

Për sa kohë që jeni duke banuar në qytet, banorët e tyre kanë rënë dakord për një kontratë të pashkruar.

Ata tolerojnë lagjet e stër-ngarkuara me banorë, zhurmën dhe ndotjen. Në këmbim, ata marrin gjallërinë që nuk u ofrojnë vendet rurale. Por, pandemia globale e quajtur COVID-19 ka prishur këtë kontratë. Dhe shumë banorë të qytetit janë të gatshëm të lëvizin drejt vendeve rurale, raporton CNN.

“Të gjitha përfitimet e Londrës janë zhdukur tani”, tha Michael, 29 vjeç, ndërsa ishte ulur në kopshtin e banesës së vogël në Londër. “Pijet, klubet dhe baret janë mbyllur të gjitha, ose ato janë të hapura në rrethana shumë të çuditshme”, shtoi ai.

Lokalet dhe restorantet e Londrës janë rihapur gradualisht që nga korriku, ku shkaku i coronavirusit ishin të mbyllura për disa muaj dhe Londrën e kishte shndërruar në një qytet fantazmë.

Por rregullat e distancës sociale nënkuptojnë që shumë ndërmarrje funksionojnë me më pak se gjysma e kapaciteteve të tyre të zakonshme dhe disa janë mbyllur përgjithmonë. Në një përpjekje që londinezët të ushqehen në restorantet jashtë qytetit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po subvencionon këto biznese.

Michael dhe e dashura e tij, Agata Olszewska, 28 vjeç, kishin planifikuar prej kohësh që përfundimisht të largoheshin nga Londra.

Image

Për çiftin, vendimi për t’u larguar nga Londra ishte po aq financiar sa gjithçka tjetër. Çmimet mesatare të shtëpive në Londër ishin 478.900 funte (624,000 dollarë) në shkurt, sipas Regjistrit të Tokës, por shtëpitë e mëdha pranë qendrës së qytetit mund të arrijnë të paktën 600,000 funte (782,000 dollarë).

“Gjithmonë do të ketë njerëz që do të vijnë në qytet”, tha Olszewska duke shtuar se “Kur isha pak më e re, padyshim ëndërroja të jetoja në Londër.”

Ndryshe, ata do të marrin një trajektore të re të jetës. Të kalojnë njëzetat e tyre duke shkuar punuar, pastaj të lëvizin drejt një vendbanimi më të rehatshëm dhe të përballueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat