Kurz kërkon kontrolle më të rrepta në kufij të Austrisë

Evropë

Kurz kërkon kontrolle më të rrepta në kufij të Austrisë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:35
Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz kërkoi sot kontrolle më të rrepta në kufij për ata që kthehen nga pushimet e tyre, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.

“Këtu duhet të ketë kontrolle më të rrepta”, tha ai për gazetën “Oesterreich”.

“Pas një qëndrimi, kohët e fundit, në njërën prej rreth 30 zonave të rrezikut, personat që kthehen në vend duhet të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose ata do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore”, shtoi kancelari.

Kurz gjithashtu nuk përjashtoi kryerjen e testeve të koronavirusit drejtpërdrejt në kufi, gjë që do të ishte përgjegjësia e autoriteteve shëndetësore.

Zonat e rrezikut përfshijnë Spanjën kontinentale dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe Bullgarinë, Rumaninë, Rusinë, Suedinë, SHBA-në.

Nga e hëna, edhe personat që kthehen nga Kroacia gjithashtu do të duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat