Berlini hap shtëpitë publike, por habit me vendimin

Evropë

Berlini hap shtëpitë publike, por habit me vendimin

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 17:59
Berlin

Javën e kaluar janë lejuar që të hapen shtëpitë publike në Berlin por megjithatë siç raportojnë mediat e huaja nuk do të lejohen marrëdhëniet seksuale.

Sipas mediave në vend të seksit, klientët që kërkojnë relaksim seksual në kryeqytetin gjerman, mund të kënaqen me masazhe erotike deri sa rregullat kufizuese të zbuten sërish.

Ndërsa pronarët e shtëpive publike thonë se kanë pasur shumë humbje për shkak të mbylljes dhe tani, me rihapjen e pjesshme, duhet të investojnë akoma më shumë për të plotësuar kërkesat për koronavirusin.

Image

Puna e shtëpive publike u ndalua në Berlin që nga mesi i marsit në kuadër të përpjekjeve për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Në korrik, dhjetëra prostituta, të armatosura me kukulla seksi që fryhen, bënë një protestë para parlamentit në Berlin duke u ankuar që kufizimet ia kishin vështirësuar jetesën. Prostitucioni është i ligjshëm në gjermani me 40 mijë punonjës seksi të regjistruar në vend, me kontrata pune dhe përfitime nga sigurimet shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat