Era luftë/ Erdogan ngriti avionët me raketa, kryeministri grek bën lëvizjen urgjente tek baza ajrore

Evropë

Era luftë/ Erdogan ngriti avionët me raketa, kryeministri grek bën lëvizjen urgjente tek baza ajrore

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 19:14
Fotot e publikuara nga mediat greke duket momenti i vizitës së kryeministrit helen në bazën ajrore të avionëve “F-16”.

Ndërkohë që Turqia njoftoi mbajtjen në ajër për 24 orë të 8 avionëve të pajisur me raketa gati për të qëlluar, kryeminstri grek Mitsotakis ka vizitur mesditën e sotme një bazë ajrore të forcave greke.

Në fotot e publikuara nga mediat greke duket momenti i vizitës së kryeministrit helen në bazën ajrore të avionëve “F-16”, të cilët duket se janë të pajisur gjithashtu me raketa.

“Aftësia parandaluese e Forcave të Armatosura është një parakusht për paqen. Kjo gjë është vërtetuar në terren gjatë ditëve të fundit”, është shprehur Kryeministri grek.

Prej disa ditësh, tensioni mes Greqisë dhe Turqisë është në kulmin e tij, ndërsa dy ditë më parë një fregatë greke përplasi fregatën turke “Kemal Reis”, e cila shoqëronte anijen “Oruç Reis” duke bërë që Erdogan të kërcënojë me luftë. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat