​Erdogan: Nuk do të lëshoj pe para piratëve

Evropë

​Erdogan: Nuk do të lëshoj pe para piratëve

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:21
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e vlerësoi si "pirateri" veprimtarinë e vendeve që kundërshtojnë Turqinë në Mesdhe.

Kërkimet turke për fushat e naftës dhe gazit kanë shkaktuar tensione të forta në Detin Mesdhe.

"Nëse i dorëzohemi piraterisë për këtë çështje, ku kemi plotësisht të drejtë, ne nuk do të jemi në gjendje t'u përgjigjemi brezave të ardhshëm," tha Erdogan në një fjalim në Ankara.

"Ne nuk mund t'i lëmë fëmijët tanë një vend të paaftë për të mbrojtur interesat e tyre, pa besim në veten e tyre," shtoi ai.

Këto deklarata u bënë në kontekstin e tensioneve në Mesdheun lindor. Ankaraja ka zemëruar Greqinë duke vendosur një anije kërkuese nafte në zonën për të cilën Athina po kërkon të drejta.

Një frigatë turke dhe një anije greke u përplasën javën e kaluar në Mesdheun lindor, deklaroi sot një burim ushtarak grek për AFP, duke konfirmuar raportet e mediave.

Turqia njoftoi të dielën se do të vazhdojë kërkimin e fushave të gazit në një zonë tjetër të diskutueshm, pavarësisht thirrjeve të BE për të qetësuar situatën.

Në fjalimin e sotëm, Erdogan prezantoi pjesën e Mesdheut që Ankaraja pretendon si një shtrirje e territorit turk, duke e cilësuar atë një "atdhe blu".

"Mbrojtja e atdheut blu është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e kufijve tanë tokës," tha Erdogan.

Sidoqoftë, Erdogan tregoi gatishmëri për dialog dhe nënvizoi se ai pret "hapa që mund të ulin tensionet" nga bashkëbiseduesit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat