Macron dhe Merkel theksojnë unitetin franko-gjerman

Evropë

Macron dhe Merkel theksojnë unitetin franko-gjerman

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 22:13
Emmanuel Macron dhe Angela Merkel

Nën diellin e Rivierës Franceze, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pohuan sot konvergjencën e pikëpamjeve të çiftit franko-gjerman përballë krizave ndërkombëtare dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar të jenë një front i përbashkët në Europë.

“Gjermania dhe Franca bashkëpunojnë në mënyrën më efektive pasi përcaktojnë objektivat e përbashkëta”, tha Macron për shtypin.

Të dy liderët dëshirojnë ta zbatojnë këtë bashkëpunim në përpjekjet për menaxhimin e krizave aktuale, qoftë në Liban, Mali apo Bjellorusi.

Për të ata propozuan një ndërmjetësim europian në bashkëpunim me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat