Greta Thunberg takohet me Angela Merkel, diskuton rëndësinë e ndryshimeve klimatike

Evropë

Greta Thunberg takohet me Angela Merkel, diskuton rëndësinë e ndryshimeve klimatike

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 22:40
Pamje nga takimi

Greta Thunberg dhe një grup aktivistësh për mbrojtjen e të drejtave të mjedisit janë takuar me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, për t'i dorëzuar një peticion, ku i kërkohet asaj dhe liderëve të Bashkimit Evropian të ndalin investimet në kërkimin dhe nxjerrjen e naftës fosile.

Peticioni është firmosur nga 125,000 persona, duke përfshirë edhe emra të njohur si aktori Leonardo Di Caprio, autorja Margaret Atwood, këngëtarja Billie Eilish dhe producenti Richard Curtis.

Thunberg ka kritikuar liderët evropianë për “mosveprimin e tyre politik”.

 Ajo deklaroi se bota mbetet në një ‘gjendje mohimi’ për sa i përket shkallës së të ashtuquajturës emergjencë klimaterike, duke i quajtur të humbura dy vitet e fundit, në të cilat nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Duke akuzuar politikanët për ‘fjalime të mëdha’ por të paaftë për të vepruar, aktivistja Thunberg i ka kërkuar Kancelares Merkel të përballet me emergjencën e ndryshimeve klimaterike, sidomos tani që Gjermania ka presidencën e Këshillit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat