Nëna e zhdukur dhe djali 4-vjeçar gjenden në pyll të copëtuar nga kafshët në Siçili

Evropë

Nëna e zhdukur dhe djali 4-vjeçar gjenden në pyll të copëtuar nga kafshët në Siçili

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 21:20
43 vjeçarja Viviana Parisi, raportohej se kishte rënë në depresion nga izolimi i koronavirusit.

Trupi i një gruaje italiane dhe djalit të saj 4-vjeçar të zhdukur dy javë më parë, u gjetën sot të masakruar nga kafshët në një pyll në veri të Siçilisë.

43 vjeçarja Viviana Parisi, raportohej se kishte rënë në depresion nga izolimi i koronavirusit dhe mund të ketë qenë larguar për të arritur një moment “shpirtëror”, thanë të afërmit e saj.

Trupi i shpërfytyruar i saj u gjet rreth 500 metra larg vendit ku ajo kishte braktisur makinën e saj në zonën e Caronia në Messina, më 3 gusht. Mbetjet ishin të gjymtuara dhe identifikimi u bë nga unaza e saj e martesës.

Raportimet sugjerojnë se ajo ishte larguar “e trazuar” drejt zonës pyjore bashkë me të birin 4-vjeçar Gioele, pas një aksidenti të vogël rrugor.

Autoritetet tashmë besojnë se kanë gjetur dhe mbetjet e fëmijës Gioele, që ashtu si ato të nënës së tij ishin ngrënë e copëtuar nga kafshët.

Një nga avokatët e familjes Claudio Mondello, thotë se Viviana mund të ketë tentuar të shkonte te monumenti i quajtur “Piramida e Dritës”, rreth 25km larg vendit ku ajo ndaloi makinën pas aksidentit.

Monumenti është i vendosur në një kodër me pamje nga deti dhe është një vend ku mblidhen spiritualistë një herë në vit gjatë periudhës së solsticit të verës në qershor.

Mondello, kushëri i babait të Gioele, tha se gjendja emocionale të nënës e kishte bërë të shkonte në vendndodhje për qetësi.

Ai shkruante : “Viviana donte të shkonte te Piramida e Dritës. Në ditët para zhdukjes së saj ajo i kishte kërkuar kunatës Mariella Mondello se ku ndodhet piramida.”

Policia nuk ka komentuar mbi pretendimet dhe nuk ka publikuar rezultatet e autopsisë.
Mondello shtoi se Viviana e cila kishte çrregullim bipolar, e ka vuajtur më shumë se të tjerët izolimin e koronavruisit dhe ishte në një situatë të dëshpëruar.
Më herët, babai i djalit të saj Daniele Mondello, tha: “Viviana nuk do të kishte varë kurrë Gioele dhe nuk kishte frikë nga qentë”, duke përjashtuar mundësinë e përfolur të vrasje-vetëvrasjes.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat