Zbulohet thesari i gazit: Erdogan sheh një “epokë të re” që po afrohet për vendin e tij

Evropë

Zbulohet thesari i gazit: Erdogan sheh një “epokë të re” që po afrohet për vendin e tij

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 22 gusht 2020 Në ora: 10:57
Recep Tayyip Erdogan

Në mes të shumë problemeve, Presidenti turk Erdogan tani mund të njoftojë një lajm të mirë: Anijet e shpimit kanë zbuluar një depozitë të madhe të gazit natyror. Shumë pyetje mbeten të hapura.

Turqia u ndesh me depozitat e gazit natyror, derisa kërkonte lëndë të parë në Detin e Zi. "Turqia bëri zbulimin më të madh të gazit natyror në historinë e saj, në Detin e Zi", tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të Premten në Stamboll.

Anija e shpimit "Fatih" zbuloi një depozitë me 320 miliardë metra kub. Qëllimi është që të furnizojë vendin me gaz nga depozita në 2023, sipas Erdogan.

Lira turke ra pas njoftimit. Fitimet e mëparshme u humbën plotësisht. Tregjet e aksioneve gjithashtu kanë rënë nën presion. Sipas tregtarëve, tregjet ishin të pakënaqura, sepse pritej dyfish më shumë nga sasia e gazit natyror.

Anija e shpimit turk "Fatih" është duke shpuar në të ashtuquajturën zonë Tuna-1 në Detin e Zi, që nga 20 korriku. Në një fjalim të Mërkurën, Erdogan njoftoi se ai dëshironte të njoftonte "lajmin e mirë" të Premten se Turqia po hynte në një "epokë të re".

Turqia mund të përdorë fondin e gazit natyror si manovra tregtare

Fusha e zbuluar duhet të jetë e vendosur pak para kufirit ujor midis Turqisë dhe Rumanisë. Uji këtu është i thellë deri në 4000 metra. Disa kilometra më tej, nga pala rumune, dukuri të ngjashme janë të njohura qe tetë vjet.

Sidoqoftë, pas kësaj gjetjeje të gazit, ka të bëjë më shumë me aksione politike, sesa përfitime aktuale ekonomike. Turqia mund të përdorë rezervat e veta të gazit natyror në Detin e Zi, për disa arsye. Së pari, vendi është shumë i varur nga importi i energjisë. Turqit paguajnë deri në 42 miliardë euro çdo vit për naftë, gaz dhe forma të tjera nga jashtë. Një depozitë e veçantë mund të zvogëlojë këtë kosto.

Së dyti, disa kontrata afatgjata të importit, do të skadojnë dhe duhet të rinegociohen. Edhe nëse Turqia kurrë nuk futet në depozitën e Detit të Zi, ajo do të përfitoi, si një përparësi për negociatat. Furnizuesit nga jashtë mund të bien dakord të ulin çmimet e furnizimit, në mënyrë që të jenë në gjendje, t'u ofrojnë fare diçka turqve. Sa më shumë që të flitet për fushën e gazit në det, aq më mirë mund të përdoret kjo si një ofertë për pazare.

Gjetja është një sukses i madh për Erdoganin

Dhe së treti, gjetja në Detin e Zi është një shpërqëndrim i mrekullueshëm nga mosmarrëveshja që ka vazhduar me javë të tëra mbi depozita të ngjashme në anën tjetër të detit, në Mesdhe. Përplasjet me Greqinë dhe BE, janë përshkallëzuar këtu . Zona midis Kretës, Qipros dhe bregdetit të territorit turk është shumë e diskutueshme. Kohët e fundit, anijet luftarake franceze duhej të parandalonin anijet turke të shpimit, që të kërkonin naftë dhe gaz këtu.

Mosmarrëveshja në jug është shembur. Sipas të drejtës ndërkombëtare, zona detare greke, shtrihet pak para bregdetit turk. Greqia pretendon ishullin e vogël të Kastelorizo, ​​vetëm disa kilometra larg bregdetit turk, 125 kilometra nga Rodosi.

Turqia, nga ana tjetër, insiston që zona përreth Kastelorizo ​​i përket territorit të saj dhe përdor pretendime nga Republika e Qipros Veriore, një shtet që askush në botë përveç Ankarasë, nuk e njeh. Jugu i Qipros, nga ana tjetër, është pjesë e BE-së dhe nuk pranon, që Turqia të hulumtoi për naftë dhe gaz, në territorin e saj ose të Greqisë.

Do të ishte e vështirë dhe e shtrenjtë nxjerrja e gazit

Ka kuptim të reklamosh një zbulim të gazit natyror në Detin e Zi, si një përfitim i madh. Pavarësisht njoftimit, nuk ka gjasa që gazi të nxirret ndonjëherë atje. Siç u përmend, gazi shtrihet në një thellësi prej më shumë se 4000 metra. Edhe rumunët vetëm disa kilometra larg, ballafaqohen me dukuri të ngjashme.

Për të nxjerrë gaz natyror nga rajone të tilla, nevojitet një ekspertizë e thellë, që kompania shtetërore turke e naftës TAPO nuk e ka. Kështu që do të duhej, të gjendeshin kompanitë e huaja të specializuara të naftës. Por gjigantët evropianë si BP dhe Totali nuk duan më, të hulumtojnë fusha të reja nafte dhe gazi, kurse për kompanitë amerikane si Exxon, të cilët tashmë operojnë në vendin e hulumtimit nga pala rumune, fusha e detit të thellë, ka të ngjarë të jetë shumë e shtrenjtë. Përpjekjet ndoshta do të zgjasin me vite dhe do të kushtonte miliarda euro. Me rënien e çmimeve të naftës dhe gazit, vihet në dyshim nëse një investim i tillë ia vlenë. Për korporatat amerikane, projektet fracking në pellgun e Texan Permian, janë më shpërblyese.

Ekspertët shprehin dyshime

Me gjetjet e reja, Turqia mund të mbulojë një pjesë të nevojave të veta, tha Simon Schulte nga Instituti i Ekonomisë së Energjisë në Universitetin e Këlnit. "Para së gjithash, pyetja është, sa do të kushtonte, nxjerrja dhe prodhimi i gazit? Nxjerrja në Detin e Zi është e vështirë," tha Schulte. Ai iu referua një gjetjeje të madhe rumune në afërsi të vendndodhjes aktuale në vitin 2012. Rezervat e tilla ende nuk janë konkretizuar plotësisht.

Autori : Christopf Sackmann, nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat