Çekia shënon rekord të rasteve ditore me Covid-19

Evropë

Çekia shënon rekord të rasteve ditore me Covid-19

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 11:39
Çeki

Çekia ka shënuar ditën më të rëndë të rasteve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë tha të shtunën se janë regjistruar 506 raste të reja në 24 orët e fundit. Shifra e fundit më e larta ishte regjistruar më 27 maj, 377 raste.

Njoftimi i të shtunës vjen një ditë pasi fqinji i saj, Sllovakia, po ashtu shënoi rekord ditor me rritje të të infektuarve, raporton AP.

Çekia ka shënuar gjithsej 21,551 raste deri tash, ndërsa 411 të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat