Gruaja më e fuqishme në botë jeton në një shtëpi të thjeshtë, publikohen pamjet

Evropë

Gruaja më e fuqishme në botë jeton në një shtëpi të thjeshtë, publikohen pamjet

Nga: A.Zh Më: 22 gusht 2020 Në ora: 12:02
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Është gruaja më e fuqishme në botë, mirëpo nuk është e dhënë pas luksit dhe markave të shtrenjta.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila jo rrallëherë është vënë në fokus të mediave për shkak të jetës modeste që bën.

Merkel, përkundër të ardhurave nga pozita e rëndësishme që mban në shtetin gjerman, jeton në një banesë me qira në Berlin.

Image

Ajo bashkë me burrin e saj prof. Dr. Joachim Sauer, jeton në një banesë në katin e 4-të në Am Kupfergraben 6, në “Muzeun e Ishullit”, në një hapësirë prej vetëm 80 metrash katrorë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat