Në 24 orët e fundit në Kroaci, dy të vdekur dhe 304 persona të infektuar me coronavirus

Evropë

Në 24 orët e fundit në Kroaci, dy të vdekur dhe 304 persona të infektuar me coronavirus

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore kroate kanë publikuar të dhënat e reja për pandeminë globale të quajtur COVID-19.

Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 304 raste të reja të infeksionit me virusin SARS-CoV-2, dhe numri i të infektuarve aktualisht (raste aktive) në Kroaci është 2420.

Gjithashtu është bërë e ditur se dy persona nuk kanë mundur të mbijetojnë coronavirusin, raporton index.hr.

Gjersa edhe 194 pacientë të tjerë janë shtrirë në spital, nga të cilët 13 po trajtohen me oksigjeno terapi.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë regjistruar gjithsej 9,192 persona të infektuar me coronavirus, nga të cilët 177 kanë vdekur dhe 6.595 janë shëruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat