Italia publikon bilancin e koronavirusit në 24 orët e fundit

Evropë

Italia publikon bilancin e koronavirusit në 24 orët e fundit

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 18:08
Itali

Vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në Itali.

Sipas statistikave të fundit 9 persona kanë humbur jetën dhe 1 mijë e 462 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid 19.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë deri më tani numri i të infektuarve të përgjithshëm ka shkuar në 265 mijë e 409 persona nga të cilët 35 472 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 206 mijë e 902 persona, ku vetëm gjatë orëve të fundit janë shëruar 348 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat