Ndodh edhe kjo, emigrantët e infektuar me COVID-19 kafshojnë mjekët dhe tentojnë të ikin nga spitali

Evropë

Ndodh edhe kjo, emigrantët e infektuar me COVID-19 kafshojnë mjekët dhe tentojnë të ikin nga spitali

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një spital në Romë, ku janë përfshirë 3 emigrantë të infektuar me koronavirus, të cilët ishin duke marrë trajtim mjekësor.

Tre emigrantët nigerianë, të cilët ndodheshin prej disa ditësh të shtrirë në spitalin ushtarak të Cielos, nuk donin të qëndronin më aty dhe refuzimi i mjekëve i bëri të dhunshëm ata.

Ata qëlluan me grushte dhe kafshuan mjekët dhe infermierët që u përpoqën t’i ndalonin për të përhapur rrezikun, derisa Policia arriti dhe i arrestoi, njofton La Repubblica.

Për këtë incident të rëndë reagoi dhe opozita italiane e cila e quajti qeverinë Conte të paaftë për të siguruar jetën e qytetarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat