Doli pozitiv me Covid, ky është spitali ‘hotel’ ku po kurohet Berlusconi

Evropë

Doli pozitiv me Covid, ky është spitali ‘hotel’ ku po kurohet Berlusconi

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 13:44
Spitali

Ish Kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili doli pozitiv për COVID-19 këtë javë, ka një infeksion të hershëm në mushkëri dhe ndodhet i shtruar në një spital në Milano. Alberto Zangrillo, një mjek i Spitalit San Raffaele, ku Berlusconi u mor në tratim herët gjatë ditës, u tha gazetarëve se rezultatet e testeve ishin optimiste për shërimin e ish-kryeministrit 83-vjeçar. Janë bërë publike gjithashtu pamjet nga spitali San Raffaele në Milano, ku struktura prej mbi 300 metrash katrorë ka nëntë dhoma dhe tri banjo.

Spitali është i pajisur edhe me wireless, parukier, estetist dhe shtyp ndërkombëtar. Këto janë disa foto që nga viti 2016, kohë kur Berlusconi u shtrua në spitalin San Raffaele dhe bëri një operacion në zemër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat