Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Gjermani

Evropë

Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Gjermani

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Gjermania ka regjistruar 814 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 250 mijë e 799 persona janë infektuar me koronavirus në shtetin me ekonominë më të fuqishme evropiane, shkruan “The Guardian”.

Sidoqoftë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar për asnjë viktimë të re dhe numri i përgjithshëm i viktimave nga ky infeksion mbeti 9 mijë e 325.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat