Ishulli Sardenja i Italisë bëhet pika e re e shpërthimit të COVID-19

Evropë

Ishulli Sardenja i Italisë bëhet pika e re e shpërthimit të COVID-19

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 17:50
Ishulli Sardenja

Zona bregdetare Costa Smeralda në Itali, njihet si vendi më i frekuentuar nga të famshmit dhe të pasurit, përgjatë ishullit të Sardenjës.

Në këtë pikë të nxehtë turistike është përhapur edhe koronavirusi, atje janë shfaqur rreth 800 raste me COVID-19.

Javën e kaluar zona fitoi më shumë publicitet pasi ish-kryeministri Silvio Berlusconi doli pozitiv për koronavirus pasi u kthye nga vila e tij në Costa Smeralda.

Costa Smeralda është vendi më i shtrenjtë në Evropë. Çmimet e shtëpive arrijnë deri në 300,000 euro (392,200 dollarë) për metër katror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat