Australia programon vaksinim në masë kundër Covid, blen 85 milionë doza

Evropë

Australia programon vaksinim në masë kundër Covid, blen 85 milionë doza

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Nëse testet do të jenë të suksesshme, nga janari i vitit 2021australianët do të kenë në dispozicion 85 milionë doza të vaksinës anti-Covid-19, të prodhuara kryesisht në vend. Ky është zotimi i bërë nga Kryeministri konservator Scott Morrison, i cili njoftoi se ka nënshkruar dy marrëveshje me Universitetin e Oksfordit dhe kompaninë farmaceutike AstraZeneca, për 33.8 milionë doza vaksinash, dhe për 51 milionë të tjera me Universitetin lokal të Queensland, lider australian në bioteknologji CSL, me një kosto totale prej rreth 1.049 miliardë euro.

“Për momentin nuk ka garanci për sigurinë e tyre. Sidoqoftë, qeveria ka vendosur Australinë në krye të listës dhe ne do të vazhdojmë kur ekspertët tanë mjekësorë t’i japin dritën e gjelbër vaksinimit”, tha Morrison.

Pavarësisht pasigurisë, Kryeministri iu referua një shpërndarje të mundshme të vaksinave anti-koronavirus që në janar 2021 dhe nevojën për të vazhduar me dy vaksinime.

Shteti i Viktorias, dhe në veçanti Melburni, janë zonat epiqendër të asaj që konsiderohet si vala e dytë e Covid-19, në të cilën regjistrohen 90% e të gjitha viktimave australiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat