“OBSH duhet ta mbyllë gojën”, kryeministri çek i drejtohet organizatës pas kritikave të fundit

Evropë

“OBSH duhet ta mbyllë gojën”, kryeministri çek i drejtohet organizatës pas kritikave të fundit

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:29
Andrej Babis

Kryeministri çek, Andrej Babis, iu është drejtuar anëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke iu thënë se të njëjtit duhet ta ‘mbyllin gojën’.

Sipas medieve të huaja, reagimi i tij vjen pasi selia e OBSH-së në Çeki kritikoi autoritetet e shëndetit publik të Pragës, kur këta të fundit vendosën që të zvogëlojnë implementimin e masave parandaluese të coronavirusit për sa i përket gjurmimit dhe testimit të rasteve të kontaktit.

“Sapo e pashë atë që shkroi OBSH. A është kjo e njëjta organizatë e cila nuk rekomandonte bartjen e maskave?”, shkroi Babis në Twitter.

“OBSH nuk e dinte që kjo ishte pandemi. Sipas mendimit tim ata duhet ta ‘mbyllin gojën’”, vazhdoi kryeministri çek.

Babis iu drejtua gjithashtu edhe medieve vendase, të cilat kritikuan qeverinë për sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë në Çeki.

“Në realitet ne po e menaxhojmë shumë mire situatën aktuale”, u shpreh mes tjerash ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat