Macron thyen rregullat gjatë takimit me studentët, nxit reagime të ashpra në publik

Evropë

Macron thyen rregullat gjatë takimit me studentët, nxit reagime të ashpra në publik

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 12:38
Emanuel Macron

Presidenti francez Emanuel Macron ka nxitur reagime të ashpra të opinionit në Francë, pasi ai heq maskën mbrojtëse për pak sekonda derisa flet para studentëve në një fakultet në Francë.

Derisa po i adresohej të rinjve në kampin veror të universitetit Clermon-Ferrand në pjesën qendrore të Francës, lideri me sa duket kishte problem ta mbajë maskën, ku për një moment e hoqi për t’u kollitur sepse po e shqetësonte.

“Do të vendos një maskë më të hollë sepse më duket se kjo po absorbon gjithçka”, dëgjohet i pari i Francës duke thënë.

Por, përdoruesit e shumtë të rrjetit social Twitter, kanë kritikuar presidentin francez kur hoqi maskën mbrojtëse për t’u kollitur sepse sipas tyre nuk e ka respektuar protokollin kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat