Gjermanët më shumë po i frikësohen Trumpit sesa Covid-19

Evropë

Gjermanët më shumë po i frikësohen Trumpit sesa Covid-19

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 00:10
Angela Merkel dhe Donald Trump

Gjermanët kanë më shumë frikë nga politika e presidentit amerikan, Donald Trump sesa coronavirusi, i cili shkatërroi ekonominë më të madhe evropiane, tregoi studimi i fundit i botuar sot.

Një sondazh mbi frikën më të madhe të gjermanëve, i kryer nga grupi i sigurimeve R&V në qershor dhe korrik, 53 për qind e të anketuarve kanë frikë se politika e presidentit amerikan mund ta bëjë botën më të rrezikshme, raporton reuters.

Në vendin e dytë dhe të tretë janë rritja e kostove të jetesës, situata ekonomike dhe kostot e taksapaguesve të BE-së, ndërsa rreth një e treta e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar se ata ose dikush që ata e njihnin mirë do të infektohen me coronavirus.

Studimi nuk përfshiu se cili aspekt i politikës së Trumpit po i shqetëson më shumë gjermanët, por shkencëtari politik, Manfred Schmidt beson se ajo është politika e tij e jashtme.

“Pjesërisht një luftë tregtare me Kinën dhe një politikë e mundshme kundër aleatëve si Gjermania. Gjithashtu tërheqja e saj nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe konfrontimi me Iranin” tha Schmidt.

Ndryshe, theksojmë se rreth 2,400 të anketuar morën pjesë në hulumtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat