Kuptoi se ishte e pasur, nëna e dy fëmijëve i vjedh gruas valixhen me sende që kushtonin më shumë se 76,000 paund

Evropë

Kuptoi se ishte e pasur, nëna e dy fëmijëve i vjedh gruas valixhen me sende që kushtonin më shumë se 76,000 paund

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:33
Hajar Al Fahad

Nëna e dy fëmijëve ka vjedhur valixhen e një gruaje, e cila kishte sende luksoze, pasi kuptoi se ishte e pasur nga një bisedë gjatë udhëtimit me tren.

Sipas “The Sun”, Hajar Al Fahad, 26 vjeç, filloi të bisedonte me Fatima Al Shatti, gjatë kohës që po udhëtonin nga London Paddington drejt Cardiff Central.

Më pas, nëna mori valixhen blu, e cila kishte veshje të shtrenjta dhe shumë bizhuteri, përfshirë një çantë dore “Channel”, orë dore, gjerdanë, vathë, byzylykë dhe unaza ari.

Viktima e kuptoi që valixhja e saj ishte vjedhur vetëm kur arriti në destinacionin e saj.

Fatima e vuri re që gjatë bisedës nëna e dy fëmijëve kishte tërhequr valixhen me shumë kujdes dhe e kishte vënë mbi të sajat.

Për më tepër, gjatë bisedës, Al Fahad filloi të fliste sikur ishte e pasur vetë dhe madje kishte edhe një pastruese.

Por, që të mos binte në sy, ajo zbriti para destinacionit drejt të cilit ishte nisur, në mënyrë që gruaja të mos e vinte re që valixhja i mungonte.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2018, periudhë gjatë së cilës policët ranë në gjurmët e Al Fahad nëpërmjet blerjes së një bilete që ajo kishte bërë.

Më vonë, ata gjetën edhe sendet e vjedhura që arrinin vlerën e 76,559 paundëve.

Por kur e morën në pyetje, ajo pretendoi se valixhja i përkiste asaj dhe sendet që kishte brenda ishin të falsifikuara.

Pas kontrollit të telefonit të saj, policët zbuluan se kishte bërë edhe foto me veshjet dhe bizhuteritë e shtrenjta që kishte vjedhur.

Al Fahad u dënua me 8 muaj burg dhe u detyrua të bëjë 150 orë punë pa marrë pagesë, pasi e pranoi vjedhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat