Migrimi tensionon marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Austrisë

Evropë

Migrimi tensionon marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Austrisë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 15:39
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një seancë të brendshme të qeverisë ka kritikuar sjelljen e kancelarit austriak Sebastian Kurz në lidhje me kampin e refugjatëve Moria.

Sipas mediave gjermane, marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Austrisë janë duke u tensionuar, dhe çështja aktuale e mosmarrëveshjes, për të cilën ka pasur mosmarrëveshje edhe në të kaluarën, është tema e migrimit.

Sipas “Bild”, Merkel ka qenë e ashpër ndaj kancelarit austriak, i cili edhe njëherë konfirmoi politikën e tij anti-emigracion, duke thënë se nuk do të pranonte asnjë fëmijë nga kampi Moria.

Sipas Merkel, roli që po luan Austria në Europë nuk është aspak i mirë.

Nuk është e mundur të kërkohet një “zbritje” në Samitin e BE dhe më pas të qëndrosh mënjanë në shpërndarjen e refugjatëve, tha ajo.

Kurz e bëri të qartë gjatë fundjavës se pritja e refugjatëve nga kampi Moria do të ishte një “sinjal i gabuar” dhe se ai refuzoi të merrte pjesë në të në parim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat