"Patriotët malazezë" s'e duan kishën e Karagjorgjeviqit në Cetinë

Evropë

"Patriotët malazezë" s'e duan kishën e Karagjorgjeviqit në Cetinë

Nga: D.G. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:51
Transparenti në Cetinë

"Patriotë malazezë" nga Cetina kanë vënë herët këtë mëngjes një transparent, duke thënë se ata nuk do të lejojnë rinovimin e kishëzës së Aleksandër Karagjorgjeviç në Llovçen.

Ata kundërshtojnë edhe ndërtimin e Kishës së Trinisë së Shenjtë në zonën midis Bilardos dhe Shtëpisë së Qeverisë në Cetinje, njofton portali Podgorica CdM.

Transparenti "Deri sa toka të sillet rreth diellit, Cetina nuk do ta lejojë këtë", është vendosur në hyrje të qytetit.

Një anëtar pa emër i të ashtuquajturës i patriotëve malazezë i ka thënë portalit podgoricas se ata gjithashtu kanë pasur në plan të mbajnë një tubim me rastin e këtyre njoftimeve nga mitropoliti i Malit të Zi dhe dregdetit, Amfilohije, por kanë hequr dorë për shkak të situatës komplekse epidemiologjike në Mal të Zi, transmeton B92.

Metropolitani Amfilohije tha më herët se Kisha ortodokse serbe do të punojë në rinovimin e kishës së Aleksandër Karagjorgjeviç në Llovçen dhe ndërtimin e Kishës së Trinisë së Shenjtë në zonën midis Bilardes dhe Shtëpisë së Qeverisë në Cetinë, ku, siç tha ai, planifikon të ruajë tre relike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat