Në Slloveni regjistrohet rekord i rasteve të reja me Coronavirus

Evropë

Në Slloveni regjistrohet rekord i rasteve të reja me Coronavirus

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Sllovenia ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve të reja me koronavirus brenda një 24 orëshi që nga fillimi i pandemisë. Të mërkurën në Slloveni, sipas shifrave zyrtare, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 123 persona.

Ndërkohë janë testuar 3123 persona, numri i dytë më i madh i testimeve brenda një dite në Slloveni që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Slloveni është 975.

Nuk është raportuar për të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa shifra totale e të vdekurve si pasojë e COVID-19 është 135.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat