Abazoviq mbron Krivokapiqin, thotë se kisha nuk pati ndikim vendimtar në zgjedhje

Evropë

Abazoviq mbron Krivokapiqin, thotë se kisha nuk pati ndikim vendimtar në zgjedhje

Nga: D.G. Më: 17 shtator 2020 Në ora: 08:31
Dritan Abazoviq

DPS-ja "ua neveriti njerëzve shtetin", tha lideri i Lëvizjes URA dhe porositi se institucionet duhet të ndërtohen, dhe jo që gjithçka të varet nga "një ose dy njerëz"

Ndikimin vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Malin e Zi nuk ishte Kisha Ortodokse Serbe, por politika e keqe e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), tha mbajtësi i listës "E zezë në të bardhë" dhe presidenti i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq.

Abazoviç, si mysafir në Televizionin Malit të Zi, tha se nuk e konteston që kisha kishte ndikim në zgjedhjet. "DPS bëri aq shumë lëvizje të këqija dhe të marra, sikur të ishin duke e bërë atë me qëllim. Ata nuk mund ta kërkojnë fajtorin te askush, madje as te metropoliti Amfilohije Radoviq. Ata janë mundur qysh në vitin 2016, ata ndoqën një politikë të keqe ekonomike dhe qytetarët duhej ta vinin re këtë", tha Abazoviq.

I pyetur nëse udhëheqësi i listës së koalicionit "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" Zdravko Krivokapiq u propozua për atë pozicion nga kisha, Abazoviq tha se nuk mendon që Krivokapiq është "kukull e askujt", se mendonte se ai është "njeri në vend" dhe person tolerant.

"Nuk dua të merrem me atë nëse e ka vënë dikush, siç kam dëgjuar për veten time, kështu që kam dëgjuar për të," tha Abazoviq, duke pyetur - pse është problem "që një burrë është një besimtar".

Shtetin laik, siç tha ai, tentoi ta prishte DPS-ja, me paralajmërimet se do të krijonin një kishë. "Unë mendoj se kjo është një shkelje e konceptit kushtetues të një shteti laik," tha Abazoviq.

Ai tha se ishte është bindur se në Mal të Zi do të forcohen forcat pro-evropiane dhe vlerësoi se një numër i madh i qytetarëve që mbështesnin DPS-në do të mbështesnin lëvizjen URA, një tjetër, ose ndoshta një parti të re.

Është urgjente të punohet në stabilizimin ekonomik, por gjithashtu në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha ai.

Abazoviq tha se dëshiron që të gjithë qytetarët të ndiejnë Malin e Zi si shtetin e tyre. "A do të jetë e mundur brenda natës t'u ndodhë kjo 100 përqind të qytetarëve?" "Jo, por unë me përgjegjësi pohoj se për 90 përqind e qytetarëve do të jetë e mundur," tha ai.

DPS-ja "ua neveriti njerëzve shtetin", tha Abazoviq dhe porositi se institucionet duhet të ndërtohen, dhe jo që gjithçka të varet nga "një ose dy njerëz".

Abazoviq gjithashtu tha se ai ishte i rezervuar ndaj gjithçkaje që bëri menaxhmenti i RTCG-së.

"Ajo që bëri RTCG-ja është turp dhe anti-demokraci. Atyre do t'ua kishte zili "Pinku" [televizion beogradas], sa ishin anti-diskriminues. Shpresoj që kjo të jetë paraqitja e fundit e në një servis të tillë publik. Ky është televizion në të cilën nuk jemi ftuar për tre vjet.

Shpresoj që nga fundi të mund të ngjitemi lart", tha Abazoviq.

Koalicioni "E zezë në të bardhë" fitoi katër mandate në zgjedhje dhe me koalicionet "Për ardhmërinë e Malit të Zi" dhe "Paqja është kombi ynë" formon një shumicë të re në parlament, transmeton "Vijesti".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat