Boris Johnson pranon se duhet ti mbyll kafenet herët - por ai nuk dëshiron t'i mbyllë ato plotësisht
Kryeministri tha per "The Sun" në një intervistë ekskluzive se i duhej te merrte masa shtese per izolim nese Britanikë nuk i binden rregullit të gjashtë.
Z. Johnson e krahasoi grafikun e rasteve Covid me një kapelë , duke e nxitur Britaninë ta "shtypte atë" me bllokim. Tani ai paralajmëron se grafiku ka filluar të duket si shpina e një deveje, kështu që është koha për të vepruar përsëri- shkruan "The Sun".
Një nga masat që po merren në konsideratë është shkurtimi i orarit të pubeve për të ndaluar përhapjen, por qeveria dëshiron t'i mbajë ato të hapura për të mbajtur ekonominë në këmbë-tha kryeministri britanik
I pyetur drejtpërdrejt në lidhje me vetem nje ore ndalim ne kafene dhe restaurante Johson këmbënguli se nuk mundet te jete ky nje opsion dhe se duhet marre modele nga shtetet e tjera se cfare po bejne .
"Unë nuk mendoj se jemi akoma në atë pozitë, shikojmë nëpër botë se çfarë po bëjnë vendet e tjera, ajo që nuk dua të bëj është mbyllja e pjesëve të ekonomisë".
Por ai tha se shpreson ta shohin efektin e kesaj
“Më kujtohet kur kafenet mbylleshin në 11 në ditët e vjetra. Do ta shohim efektin"- u shpreh ai -raporton "The Sun".