Publikohet bilanci për 24 orët e fundit në Italia për COVID-19, ja çfarë ka ndodhur

Evropë

Publikohet bilanci për 24 orët e fundit në Italia për COVID-19, ja çfarë ka ndodhur

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 18:56
Itali

Ministria e Shëndetësisë italiane ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 13 viktima dhe 1585 raste të reja me koronavirus.
Këto shifra janë më të lartat gjatë javës së fundit, që ka sjellë shqetësim te autoritetet vendase.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 35.658 viktima dhe 293.025 të prekur nga COVID, duke e bërë shtetin fqinj një nga vendet më të infektuara në Europë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 689 persona, duke e çuar në 215.954 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 16.906 viktima dhe 104.080 të infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat