Pamjet e frikshme/ Makinës i vihet flaka me benzinë në qendër të Athinës

Evropë

Pamjet e frikshme/ Makinës i vihet flaka me benzinë në qendër të Athinës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:31
Foto

Një automjet është djegur tërësisht mbrëmjen e së enjtes në qendër të Athinës.

Sipas zjarrfikësve grekë, dyshohet se automjeti me targa belge që ndodhej i parkuar në rrugën Satomvriandu pranë Omonias, është djegur qëllimisht prej personave të pa njohur,të cilët hodhën benzinë dhe në vazhdim i vunë flakën automjetit,i cili ka qënë i parkuar jashtë një godine të braktisur.

Flakët e zjarrit rrezikuan edhe godinën pranë,por falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve u bë e mundur shpëtimi i godinës .

Zjarri shkaktoi panik ndër qytetarët por për fat nuk pati viktima ose të lënduar.

Autoritet pritet të hapin një hetim lidhur me ngjarjen.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat