Gjendje e jashtëzakonshme përpara stuhisë tropikale në Greqi

Evropë

Gjendje e jashtëzakonshme përpara stuhisë tropikale në Greqi

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:56
Greqi

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall të enjten në tetë rajone në perëndim të Greqisë, të cilat pritet të goditen nga një stuhi subtropikale në Mesdhe e quajtur Ianos.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias tha se situata është e vështirë kur njoftoi se emergjenca ka të bëjë me rajonet e Ilias, Achaia, Etoloakarnania, Arcadia, Messinia, Ithaca, Cephalonia dhe Zakynthos.

Autoritetet pritet të kenë një pamje më të qartë mbi zhvillimin e sistemit të fortë të presionit të ulët deri të enjten në mbrëmje dhe nëse stuhia do t'i afrohet qytetit të Korintit ose rajonit të Atikës.

Medicane, e quajtur Ianos nga Shërbimi i Motit i  Observatorit Kombëtar të Athinës (NOA), ishte në det, diku midiss Siçilisë dhe Peloponezit.

Cikloni pritet të bëjë zbarkimin si një stuhi e fuqishme në të gjithë Greqinë të premten, duke sjellë shi të madh, përmbytje dhe erëra të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat